Twitter prezantoi modelin e ri të abonimeve ku përdoruesit mund të fitojnë para

Pronari i Twitter Elon Musk tha ditën e Enjte se përdoruesit e platformës së medias sociale do të mund tu ofrojnë ndjekësve të tyre përmbajtje në këmbim të abonimit ku përfshihet teksti në format të gjatë dhe videot, raporton PCW.

Përdoruesit të cilët ofrojnë abonime, një funksionalitet që mund ta aksesojnë përmes tabit “Monetization” do të marrin të gjithë shumën e abonimit me përjashtim të asaj çfarë platformat si Android dhe iOS kërkojnë.

Twitter nuk do të marrë asnjë pjesë të të ardhurave për 12 muajt e parë.

“70 pëqind e për abonimet në iOS dhe Android dhe 92 përqind në ueb,” shkruante Musk në një cicërimë duke shtuar se Twitter ka për të ndihmuar krijuesit të promovojnë punën e tyre dhe maksimizojnë fitimet.

Google refuzoi pretendimet e Musk duke thënë se ka ulur tarifën e Google Play në 15 përqind nga 30 përqind.

Musk prej muajsh është përpjekur të rrisë të ardhurat e Twitter pasi platforma e medias sociale shikoi të fitimet nga reklamimi të binin ndjeshëm menjëherë pas blerjes në Tetor.

Që kur Musk ka marrë drejtimin, një numër ndryshimet në produkte dhe staf janë bërë. Lançoi shërbimin Twitter Blue dhe shkurton 80 përqind të stafit.

Gjatë një interviste ditën e Mërkure ai tha se kompania tashmë kishte arritur të mbulonte shpenzimet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button