Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje për 13 përqind

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare në muajin shkurt ka shënuar rritje për 13 % në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, ashtu që vlera e saj ka arritur në 33 720 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (21.3%), Informimi dhe komunikimi (18.5%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (16.5%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndërkohë, Enti sqaroi që në krahasim me muajin janar, u regjistrua ulje në disa drejtime: Transporti dhe magazinimi (9.7%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (9.2%) dhe Veprimtaritë e patundshmërisë (6.1%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button