Edhe Renova e bëri “sefte” me fitore

Skuadra shqiptare nga Xhepçishti, Renova pas xhiros së gjashtë ka shënuar fitoren e parë në kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë, duke e mundur ekipin e Rabotniçkit nga Shkupi.

Skuadra e trajnerit Qatip Osmani ka shënuar fitore të pastër me rezultat 3:1, ndërsa ndeshja në fjalë është zhvilluar në stadiumin e Dritës në Bogovinë.
Pikërisht nikoqirët ishin të parët që zhbllokuan rezultatin në minutën e dytë, me autor të golit Mishkovski. Pas vetëm nëntë minutave Rabotniçki kundërpërgjigjet me golin e Ilioskit duke e barazuar rezultatin në 1:1.

Pjesa e parë përfundoi me super golin e mesfushorit Izair Emini 2:1.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm edhe një gol e që për autor kishte Bunjamin Shabani në minutën e 53-të.

Tani Renova ka grumbulluar 4 pikë, ndërsa në fundjavë e pret një udhëtim i vështirë në Shkup përballë Vardarit, që është lider i tabelës pa asnjë disfatë në këtë sezon, ndërsa Rabotniçki do të ketë përballë Shkëndijën e Tetovës. / Portab /

Lajme të ngjashme

Back to top button