Gjest i madh nga Reali për sirianin që u godit nga kameramanja hungareze

Real Madrid ka treguar edhe një herë së është një skuadër e madhe edhe jashtë fushës së gjelbër.

Real Madrid ka ftuar refugjatin, Osama Abdul Mohsen dhe dy djemtë e tij të cilët u goditën nga kameramanja hungareze Petra Laszlo, që të shikojnë ndeshjen kundër Granadas në Santiago Bernabeu, transmeton Express.

Osama dhe dy djemtë e tij sipas AS janë shumë të lumtur që të shikojnë Real Madridin duke luajtur në Bernabeu, pasi kjo ishte edhe ëndrra e tyre.

Kujtojmë se dje u njoftua se Osama do të nisë punën si trajner në akademinë e Getafes, sikurse edhe djali i tij i vogël në akademinë e të rinjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button