Është zbuluar diamanti i tretë më i madh në botë

Në Botsvanë zbulohet diamanti i tretë më i madh në botë. Guri i çmuar ka madhësinë e një veze dhe mbi 1000 karatë, shkruan Dojçe Vele.

“Ky diamant kaq i rrallë dhe i jashtëzakonshëm ka shumë kuptim për Botsvanën dhe sjell shpresë tek ky vend që lufton çdo ditë me varfërinë” – tha Lynette Armstrong, drejtuese e kompanisë minerare Debswana. Guri i çmuar ka 1098 karatë.

Diamanti më i madh i nxjerrë ndonjëherë nga nëntoka është “Cullinan”, i zbuluar në vitin 1905, me një peshë prej 3106 karatë. Ai u nxor në Afrikën e Jugut dhe mori emrin e pronarit të minierës, Thomas Cullinan.

Ndërsa vendin e dytë e mban diamanti “Lesedi La Rona”, me peshë 1109 karatë. Edhe ky diamant u zbulua në minierën veri-lindore të Botsvanës në vitin 2015 dhe ka madhësinë e një topi golfi.

Vlera e këtyre diamantëve mund të arrijë miliona dollarë në tregun ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button