Vardari dënohet vetëm me 2 mijë euro për ndeshjen me Shkupin

Pas fillimit të sezonit të ri futbollistik në Maqedoni, klubet konkurrente për vendin e parë, Vardari dhe Shkëndija kanë marrë dënime shkaku i animeve jo korrekte të tifozëve të tyre me nga 2.000 euro. Vardari është dënuar nga ana e FFM-së, shkaku i përdorimit të fishekzjarëeve, animit jokorrekt dhe organizimit të dobët për sigurimin e VIP ulëseve në stadiumin “Filipi i Dytë”, në ndeshjen kundër Shkupit (2:2), ndërsa për të njëjtat gabime është dënuar edhe Shkëndija por në ndeshjen kundër vardarit e luajtur në Kumanovë.

Marrë si shembull, dënimi i vardarit është shumë i vogël, duke u bazuar në ofendimet nacionale që për 90 minuta nuk kishin të ndalur, por si duket shtypjet e mëdha të disa portaleve dhe mediumeve të afërta me klubin kanë bërë të vetën, që dënimi të jetë shumë i vogël.

Gjithashtu për anim jo korrekt dhe fyerje në baza nacionale, është dënuar me 1.000 euro edhe skuadra e Bregallnicës në ndeshjen e luajtur kundër Shkupit (1:2), si dhe me të njëjtin dënim është përballë edhe skuadra e Ligës së Dytë Pobeda e Prilepit në duelin kundër Teteksit.

Në komision disiplinor janë dhënë skuadrat e Shkupit, Vardarit, Pobedës dhe Pelisterit. Shkupi shkaku se në ndeshjen ndaj Horizont Turnovës në përfundim të ndeshjes ishin hudhur disa shishe plastike në fushë, Vardari përsëri për anim jo korrekt dhe këndim të këngëve nacionaliste në Koçani kundër Bregallnicës, ndërsa Pobeda dhe Pelisteri për shkak të piroteknikës, si dhe mos sigurimin e automjetit ambulant në stadium dhe futja e njerëzve në fushë që kishte bërë të ndërpritet ndeshja për dy minuta. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button