Prokurorët me ankesa kundër vendimit të gjykatës për ‘bombat’ e Zaevit

Të paktën gjashtë ankesa sot gjatë ditës janë dorëzuar në Gjykatën Penale të Shkupit pas vendimit të gjyqtarit në procedurë paraprake se regjistrimet audio janë alokuar si prova të siguruara në mënyrë të paligjshme, transmeton TetovaSot.

Afati brenda të cilit prokurorët që punojnë me rastin e përgjimit mund të rrëzojnë vendimin e gjykatës, skadon sonte në mesnatë që zyrtarisht do të dihet nesër.

Nga ekipi i avokatëve të Zaevit presin një pjesë të prokurorëve që punojnë me rastin të parashtrojnë ankesë.

Për ta është e paqartë se pse gjykata e bëri këtë vendim dhe besojnë se është e nevojshme që sa më shpejt Prokurori Special të marrë në dorë lëndën.

Lajme të ngjashme

Back to top button