Arsovska: Për momentin nuk ka para për tu rinovuar hapësirat e brendshme të Sallës Universale

Qyteti i Shkupit nuk ka para për fazën e dytë të renovimit të Sallës Univerzale. Për fazën e parë, gjegjësisht rikonstruksionin e jashtëm, paratë janë siguruar nga Qeveria. Për fazën e dytë, punimet e brendshme, do të shpallej një tender i ri, do të siguroheshin mjete shtesë dhe do të fillonin punimet e ndërtimit këtë vit, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht, sipas marrëveshjes së lidhur nga menaxhmenti i mëparshëm i Qytetit, po kryhen punimet për fasadën dhe kupolën e sallës së koncerteve, të cilat duhet të përfundojnë në pranverë. Nuk dihet nëse atëherë do të vazhdojë rindërtimi i ambienteve të brendshme, pasi siç thotë kryetarja Danela Arsovska qyteti nuk ka para.

“Nuk ka asgjë për fazën e dytë, nuk ka asnjë dokumentacion projekti. Për momentin nuk ka asgjë për këtë projekt, do të duhet të shohim nëse do të sigurohen mjete për shkak se Qyteti ka borxh të madh. Për t’u bërë diçka duhen para.”, tha Arsovska.

Qyteti i Shkupit filloi rindërtimin e Sallës Univerzale qershorin e kaluar. Projekti është i ndarë në dy pjesë, pra fillimisht është rinovuar altari dhe kupola, e më pas është planifikuar të bëhet edhe pjesa e brendshme.

Projekti për pjesën e jashtme do të ruajë formën dhe përmasat ekzistuese. Kupola do të zgjerohet dhe do të ndriçohet gjatë natës.

Ndërtimi i fasadës dhe çatisë ka kushtuar 1.8 milionë euro, të cilat janë siguruar nga Qeveria. Punimet e ndërtimit i kryen kompania “Univerzal Balkan”.

Salla Univerzale është e mbyllur për gati 7 vite, pra nga 10 marsi 2015, kur lideri i LSDM-së Zoran Zaev hodhi bombën numër 8 për mashtrime zgjedhore. Pas përfundimit të tribunës së Zaevit, një pjesë e tavanit është shkëputur dhe ka rënë mbi sediljet. Kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së të gjitha eventeve të planifikuara në Univerzal dhe më pas përgjegjësit kanë vendosur të riparojnë vetëm tavanin, për të pritur rinovimin e plotë të sallës.

Salla Univerzale është ndërtuar pas tërmetit të Shkupit si donacion nga Bullgaria dhe është kopje e cirkut të Sofjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button