UEFA denoi me 40 mijë euro Vardarin, shkaku animi skandaloz i “Komiti”

Skuadra kampione e Maqedonisë, Vardari do të duhet të paguajë gjobë prej 40 mijë eurove në llogari të UEFA-së, për shkak të sjelljes të pahijshme të tifozëve të tyre “Komiti”, në ndeshjen me APOEL-in në ndeshjen kthyese të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve të Evropës.

Animi jokorekt, gjësendeve tëhedhura në fushë, përdorimi i mjeteve piroteknike dhe hyrja në teren, janë arsyeja që Komisioni Diciplinor i UEFA-së ka shqiptuar gjobë prej 40 mijë eurove për Vardarin.

UEFA tregon edhe një herë se ka zero tolerancë për paraqitjet negative në ndeshjet e organizuara nën kompetencë të saj. Paraprakisht edhe Shkëndija e Tetovës u gjobit me 8 mijë euro, për shkak të përdorimit të laserit nga ana e një tifozi në takimin me Aberdinin e Skocisë në eliminatoret e Liga Evropës.

Të përkujtojmë se skuadra e Vardari është dorëzuar në Komisionin Disiplinor të FFM-së për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në barazimin 2:2 me Shkupin. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button