MSH: Uji në Reçicë të Madhe dhe Poroj mund të pihet

Rezultatet e fundit të dala nga analizat e kryera mbi cilësinë e ujit në rajonin e Tetovës që u godit nga vërshimet, treguan se uji në Reçicë të Madhe dhe Poroj plotëson standardet e sigurisë, përkatësisht mund të përdoret për pije.

Nga Ministria e Shëndetësisë sot kanë lajmëruar se në Tetovë ku sistematikisht është kryer dezinfektim në rrjetin e ujësjellësit të qytetit, në Leshok dhe Neproshten uji për pije është i sigurt dhe i pastër, derisa në vendbanimet tjera rurale të prekura nga përmbytjet e fundit uji vazhdon të jetë i papastër dhe nuk guxon të përdoret për pije.

Lajme të ngjashme

Back to top button