Banorët e lagjes “146” në Tetovë, prej vitit 2020 mbushin ujë prej çezmave publike

Lagja 146 në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm. Projekti i rrjetin e ujësjellësit në këtë lagje ka nisur në vitin 2020, por edhe pas tre vitesh punët ende nuk kanë përfunduar. Banorët vazhdojnë që ujë për pije të mbushin në çezmat publike, njofton TV21.

“Ujë nuk kemi, furnizohemi me atë vet që e kemi, mendoj kjo pjesa e lagjes vetë furnizohemi. Tash ka pak, por shumica mbushin, fqinji e ka bërë një çezmë dhe në mëngjes kur vjen për të pijë nuk bën vetëm për tesha e kësi gjëra”, tha një banor.

“Ujë nuk kemi ne për të pirë e kemi të malit vetëm, e kam shoqen, unë i sëmurë dhe mbushim këtu”, tha një banor tjetër.

Kryetari i komunës Bilall Kasami sërish premtoi se punët do të fillojnë. Sipas tij për ndërtimin e ujësjellësit kompania ka rënë dakord që të fillojë me punë dhe ta rregulloj rrjetin nga fshati Lisec deri në basenin që është poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button