Shkëndija përsëri ndalet nga Vardari

Xhiroja e dytë e Ligës së Maqedoisë nuk ka qenë aspak e mirë për skuadrat shqiptare, e vetmja që ka mundur të merr një pikë, ishte FC Shkupi në duelin e luajtur ndaj Metalurgut në Çair si nikoqire. Kur pritje që Shkëndija të vazhdojë me paraqitje të mira, ajo pikërisht në derbin e xhiros së dytë ka pësuar një disfatë të lartë nga Vardari.

Shkëndija këtë ndeshje si nikoqire e ka luajtur në stadiumin e Kumanovës, i cili edhe pse ishte përplot tifozë dhe që i dhanë përkahjen 90 minuta, nuk mjaftoi që të ketë rezultat të mirë. N këtë ndeshje për Shkëndijën ka shënuar vetëm Marijan radeski, i cili barazoi pas avantazhit të Vardarit me golin e Filip Ivanovskit. Më pas vardari shënon edhe dy herë me anë të Juan Felipe dhe Cesar Romero.

Ndërkohë skuadra e Renovës pas 150 minuta lojë në sezonin e ri përmes Gafurit, e ka shënuar golin e parë, por që nuk mjaftoi që të mos dështojë në duelin me ekipin debutues të Ligës së Parë, Mlladost.

Më shumë gola pati në ndeshjen Rabotniçki – Horizonti 4:2, ndërsa në Kratovë ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e dytë që Sileksi të mund Bregallnicën dhe kështu të jetë lideri i Ligës së Parë pas xhiros së dytë. / Portalb /

Rezultatet: Liga e Parë –  xhiro e dytë:
Shkupi-Metalurgu 0:0
Shkëndija –Vardari 1:3
Mlladost-Renova 2:1
Rabotniçki-Horizont T. 4:2
Sileksi-Bregallnica 1:0

Lajme të ngjashme

Back to top button