7 fjalët që duhet t’i largoni nga fjalori

Ajo që thoni vetes dhe  për veten ka shumë ndikim në aftësinë tuaj për të motivuar veten. George Orwell, në kryeveprën e tij  “1984”pranon rëndësinë e fjalëve duke thënë “Nëse mendimet korruptojnë gjuhën, gjuha mund të korruptojë mendimet po ashtu”.

Kjo është lista e disa fjalëve që ju duhet t’i largoni nga fjalori juaj dhë kështu ato nuk do t’iu bëjnë të ndiheni të vegjël dhe të dobët

Nuk mundem

Kjo është e para fjalë që ju duhet ta hiqni nga fjalori nëse dëshironi të ndiheni të fortë dhe më të frymëzuar. Henry DeVries  nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego thotë se mënyra më e mirë për ta zëvendësuar këtë fjalë është duke thënë “Unë dua të mësoj se si ta bëj këtë”. Ju mund të bëni çfarë të doni, nëse punoni shumë dhe me të vërtet dëshironi të arrini ëndërrat tuaja, vetëm eliminoni këtë fjalë nga fjalori juaj dhe kërkoni se sa shumë jeta juaj do të ndryshojë për të mirë.

Problem

Zëvendëoni këtë fjalë me rast dhe  shikoni sa shumë do të ndryshojë pikëpamja juaj. Kjo fjalë vetëm na bënë të mendojmë për stresin, vështirësit dhe gjërat e tjera negative. Probleme gjithmonë mund të zgjidhen dhe gjërat bëhen problem sepse ju zgjidhni t’i shikoni ashtu. Çdo problem në fakt është një rast, prej të cilit ju do të mësoni shumë.

Urrej

Fjalën urrej ose urrejtje  e përdorim shumë në ditët e sotme. Largoni këtë fjalë nga fjalori. Është një fjalë shumë e fuqishme që lidhet vetëm me mendime negative. Provoni të thuani “nuk më pëlqen” ose “preferoj” në vend se të përsëritni fjalën urrejtje për çdo gjë.

Dështim

Nuk ka gjë të tillë sikur dështimi, kjo është vetëm reagim ndaj gjërave. Ju këni për të mësuar diçka nga çdogjë dhe ai që vazhdimisht mëson nuk ka se si të dështojë. Dështimi është i lidhur me stresin dhe shpresën.

Por..

Darlene Price, autore i librit “Well done”, thotë së në fakt kjo fjalë duket e si e pafajshme por në fakt mohon çdo gjë që vjen para saj, më saktësisht, të gjitha deklaratat që e paraprinjë atë. Ajo sugjeron që fjalën “por” ta zëvendësoni me fjalën “dhe”,  p.sh. “Unë dua të humb peshë, por është shumë e vështirë”. Nga kjo fjali, truri juaj nuk do të fokusohet në dëshirën tuaj, ju vetëm do të nënvizoni aspektin negativ të fjalisë, faktin së është shumë vështirë ta bëni atë.

Një ditë..

Kjo është një fjalë pa afat, që vetëm sugjeron një mungesë të angazhimit. Një thënie thotë: “Një qëllim pa një datë është vetëm një ëndërr”. Mos kurseni gjërat për raste të veçanta ose kur mendoni se jeni gati, çdo ditë është e veçantë, kështu që përfitoni nga kjo dhe gëzojuni çdo momenti.

Do të provoj..

Zëvendësoni këtë fjalë me fjalën “do ta bëj” dhe kështu do të keni një pikëpamje të re mbi gjëra të ndryshme, do të ndiheni më të vendosur dhe më të fortë.

Lajme të ngjashme

Back to top button