Murinjo: Rezultati është i rremë, në gjysmën e dytë të ndeshjes Çelsi ishte më i fortë

Kampioni aktual në Premier Ligë, ekipi i Çelsit, e mori goditjen e parë prej një kandidati për titull në këtë sezon. Humbja prej 3:0, duhet dhe patjetër ta bëj më të fortë ekipin e Murinjos, sepse pas dy lojërave të luajtura Çelsi ka fituar vetëm një pikë.

Trajneri i Çelsit pas ndeshjes, theksoi se rezultati është i rremë, dhe se në pjesën e dytë të ndeshjes Çelsi ka qenë ekipi që ka treguar shkathtësi më të mira në fushë.

“Ekipi më i mirë në pjesën e parë e fitoi lojën, ndërkaq në pjesën e dytë Çelsi ishte ekipi i cili dominoi. E patëm mjaftë vështirë në pjesën e parë, nuk krijuam mundësi për gola, portieri gjithashtu pati disa intervenime. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, nëse rezultati 1:0 në minutën e 70 ishte aktual, 3:0 është rezultat i rremë. Pas rezultatit 1:0, Çelsi ishte kundërshtar i mirë në fushë”, deklaroi Murinjo në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Etihad.

“Siti bëri ndryshim, sepse e ndjente se rezultati 1:0 ishte i rrezikshëm, atëherë kaluan në golin e dytë, por në qoftë se do të  barazohej 1:1, gjithçka do të ishte më ndryshe, ekipi i tyre do të ishte në rrezik të madh”, shtoi Murinjo.

Lajme të ngjashme

Back to top button