Derbi i qyetit pa shikusit e Shkupit

Dueli i qytetit në mes kampionit aktual Vardarit dhe FC Shkupit, si duket do të luhet pa praninë e tifozëve mysafor, e që në këtë rast janë ata “Shvercerat Shkup”.
Ekziston një opsion i tillë që ndeshja të luhet pa shikues mysafir. Gjithçka varet nga mbledhja e MPB me komisarët për siguri”, kanë thënë nga FFM.
Duke marrë parasysh se dy tifo grupet, “Komiti” dhe “Shvercerat Shkup” kanë një rivalietet të madh mes vete dhe historia e përballjeve të tyre tregon se gjithmonë ka pasur shkëndija në tribuna, është mase e sigurt se kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve musafor.
Tifozët e Shkupit tani më kanë paralajmëruar se do të jenë pjesë e kësaj ndeshje që është duel i parë pas rikthimit në Ligën e Parë, ndërsa sipas paralajmërimeve ata nisjen e kanë planifikuar nga ora 14:00 nga sheshi “Skenderbe”. Kthimi i FC Shkupi në ligën e parë e ka mobilizuar FFM-n, që këtë ndeshje e kanë shpallur të rrezikut të lartë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button