Turqia drejt një koalicioni të madh?!

Kanë përfunduar bisedimet e zyrtarëve të nivelit të dytë ndërmjet dy partive përjetësisht rivale; AKP-së së Erdogan dhe Davutoglu si dhe republikanëve të CHP-së për formimin e një qeverie koalicioni.

Pas rreth 8 orë negociatash ata kanë dalë me një draftë se ku pajtohen programet e dy partive dhe ku ndahen, i cili do të miratohet më pas nga krerët e lartë, transmeton Tesheshi.

Në një dalje publike pas takimit, ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Omer Çelik, deklaroi se ka përfunduar procesi i bisedimeve eksploruese, që nisën disa javë më parë me vizitën e Kryeministrit dhe kreut të AKP-së, Ahmet Davutoglu, në selinë e CHP-së.

“Kemi përmbyllur të gjithë kapitujt, që duhet të trajtonim në kuadër të misionit, që na është ngarkuar. Janë diskutuar të gjitha pikat. Si delegacione, tani jemi në gjendje për t’u bërë prezantimet e nevojshme kryetarëve të partive tona dhe këshillave të autorizuara të forcave politike, që ne përfaqësojmë”, tha ministri Çelik.

Ndërsa nënkryetari dhe zëdhënësi i CHP-së, Haluk Koç, u shpreh se nuk prezantojnë një kuadër pozitiv apo negativ. “Ne i dimë mirë konstatimet, që kemi bërë. Në disa çështje kemi dallime serioze e divergjenca thelbësore, por edhe pajtohemi në shumë pika të tjera”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button