Imeri dhe Taipi huazohen te Horizont Turnova

Shkëndija vazhdon të planifikojë gjithçka për sezonin e ri, duke treguar kujdes edhe për futbollistët që meritojnë të luajnë por kanë pak hapsira si pasojë e konkurencës së madhe në skuadër. Pas Mevlan Muratit të huazuar te FC Shkupi, Demir Imeri dhe Shqiprim Taipi janë futbollistët e radhës që jepen në huazim në ekip tjetër të elitës së futbollit vendor, ku do të kenë mundësinë të luajnë rregullisht dhe të mbajnë formën në kërkim të një vendi në formacionin e Shkëndijës.

Sulmuesi anësor nga Kërçova, Demir Imeri dhe mefushori nga Tërnoci i Luginës, Shqiprim Taipi te Horizonti do të luajnë 6-të muajt e ardhshëm, ndërsa njëjtë si Murati te Shkupi edhe dy të fundit të huazuar te skuadra nga Turnova nuk do të kenë të drejtë loje kundër Shkëndijës.

Ndërkohë huazim jepen edhe talentët rinjë Ersin Fetahi dhe Bashkim Lama te ekipi i Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, KF Makedonija Gj.P.. Mesfushori Fetahi dhe sulmuesi Lama tani më një kohë pëlqehen nga stafi teknik i skuadrës shkupjane, ndërsa të dielën lanë përshtypje të mirë në një takim kontrollues në fanellën e Makedonija Gj.P., duke i ‘vënduar vulë’ vendimit për huazim. Gjithsesi, mbetet të shihet situata me Bashkim Lamën, që pësoi lëndim në fazën e hershme të takimit kontrollues dhe të mërkurën do të mësojë rezultatet për seriozitetin e lëndimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button