Ramos mbetet te Reali

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos është shumë pranë që të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e tij Real Madrid.

Perez gjendet në Kinë me skuadrën, atje ku ka biseduar me Ramosin e ku Reali po i kryen fazën përgatitore.

Mediat në Spanjë shkruajnë se marrëveshja është arritur me presidentin Perez dhe kapiteni Ramos do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare, ku do të përfitojë nga 8 milionë euro në sezon.

Ramos ishte dëshira kryesore e Manchester Unitedit, por tashmë ata duhet të kthehen sërish nga mbrojtësi i Valencias, Nicolas Otamendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button