Ekonomia e Kosovës kusht kryesor për integrim në BE

Ekonomia e zbehur e Kosovës dhe regresi ne 6 mujorin e parë të këtij viti e ka zbehur edhe qëndrimin e BE-së rreth Liberalizimit të Vizave dhe të nënshkrimit të MSA-së, dhe krahas kësaj edhe migrimi ilegal i cili tash e sa muaj u bë një nga problemet me të mëdha të vendeve të BE-së mund ta  stagnoj procesin e integrimit evropian të Kosovës. Në pothuajse 85% të azilkërkuesve kosovarë në vendet e BE-së si problem kryesor e shihnin ekonomin e dobët të vendit dhe njëkohësisht shpesa e humbur për ndryshime pozitive.

Në këtë rast zhgënjimi i thellë është se as Qeveria por edhe asnjëra nga partitë politikë në Kosovë nuk po ofron një alternative të besueshme në aspektin e ngritjeve ekonomike dhe hapjeve të vendeve të reja të punës. Ndonëse ishin premtuar qindra e mijëra vende pune nga partneret qeveritar ato jo vetëm që mbeten të harruar por në 6 muajt e parë të qeverisjes kemi se paku 6000 vende pune më pak në tërë Kosovën. Planifikimet buxhetore nuk shkuan as kësaj radhe në dobi të hapjeve të vendeve të reja të punës e as në përmirësimin e klimës së investimeve në Kosovë.

Kosova ka renje ekonomike prej 0.9 % në 6 muajt e parë të këtij viti, dhe gjithashtu investime më se paku në rajon të investitorëve ndërkombëtar, prandaj edhe kjo gjendje mund ta dërgoj vendin në regres edhe me të thellë dhe në një avancim të krizës ekonomike dhe rritjes së gjendjes sociale në Republikën e Kosovës. Edhe takimi me Kancelarën Merkel dhe dërgimi i mesazhit nga Tirana ishte pikërisht përmirësimi i klimës për investime të huaja në vend dhe të ngritjes se kapaciteteve investuese në prodhim, një gjë që Kosovës i mungon që nga paslufta.

Duke e parë këtë rrumbullakësim të gjendjes aktuale në vend ku krimi ekonomik po e pengon investimin, sundimi i rendit dhe ligjit në gjendje me të dobët të mundshme, korrupsioni në shkallën me të lartë dhe pa një alternative për zgjidhje, kontributi institucional për të destabilizuar gjendjen e sigurisë në Kosovë etj mund të jenë një nga sfidat me të renda të arritjes se objektivave për integrim të Kosovës në BE dhe në rrugën drejtë liberalizimit të vizave.

Evropa nuk është e gatshme që të pranoj një shtet e as të firmos dokumentin për lëvizje të lirë kur 80% e qytetareve të tyre nuk i kanë të garantuar as gjerat elementare për jetë, dhe në këtë aspekt nuk dëshiron ta legalizojë apo në fakt ta lehtësojë zbrazjen e Kosovës nga Qytetarët e saj, pasi në sondazhet e fundit të bërë nga studentet e Kolegjit ISPE del se 60% e të anketuarave janë të gatshëm ta lëshojnë Kosovën për një jetë me të mirë madje 32% e tyre janë të gatshëm të shesin gjithë pasurinë nëse ju garantohet një jetë me e mire në perëndim. Kjo shkallë e lartë e papunësisë e cila po e sfidon shtetin dhe shpresa e humbur, nuk mund të bartet në BE dhe kësisoj shtetet anëtare krahas problemeve të tyre nuk do e shtonin edhe barrën e Kosovës me fluksin e të ikurve pasi ky imazh tanimë ka marrë përmasa të madha mediale ne BE.

Për të dale nga kjo gjendje e cila e ka zymtuar jo vetëm procesin evropian të Kosovës, por e ka renduar tej mase jetën e qytetareve duhet të ndiqen se paku pesë objektiva kryesore:

  1. E para, shkurtimet e shpenzimeve qeveritare, subvencionimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe shkurtimi i administratës se panevojshme e cila tash e sa vite po e rendon buxhetin e Kosovës, do ti mundësonte që parat e kursyera të drejtohen drejtë investimeve kapitale në sektorët me prioritet të vendit;
  2. E dyta, subvencionimi i bujqësisë, blegtorisë, turizmit dhe mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimi i tyre në rajon dhe me gjerë do ti mundësonte vendit qe krahas imazhit të përmirësuar të saj të rritet edhe punësimi dhe hapje të pandërprera të vendeve të reja të punës;
  3. Se treti, përmirësimi i klimës se investimeve dhe ftesat e pandërprera drejtë investitorëve ndërkombëtar duke i garantuar dhe siguruar për investimet e tyre ne vend dhe bashkëpunimin institucional do ta rriste kredibilitetin ekonomik te vendit dhe kthimin e shpresës;
  4. Se katërti, përmirësimi i kushteve të kredidhënies për bizneset e vogla dhe te mesme dhe të gjithë sektorët prodhues në Kosovë më 0% interes dhe me mundësi kthimi pas tri viteve do të jetë një ndihmë e madhe për sektorët prodhues dhe për ndaljen e falimentimeve të këtyre bizneseve kur dihet se në vitin 2014 ishin shuar mbi 3800 biznese;
  5. Se pesti, krijimi i kontratës kolektive, siguria në punë, përmirësimi i sistemit energjetik në vend, infrastruktura ligjore dhe zvogëlimi i burokracisë në vend do ta lehtësonte klimën investuese dhe kthimin e Kosovës ne agjendën e forumeve ndërkombëtare për ekonominë si një nga vendet me prosperitet.

Vet BE-ja është krijuar mbi bazën e një stabiliteti ekonomik, dhe krizat ekonomike të vendeve anëtare vetëm sa i kanë sjellë telashe në  zhvillimin e saj, prandaj nuk do jetë e gatshme që vendet me probleme ekonomike të avancojnë drejtë BE-së dhe kësisoj Kosova edhe për shumë vite do të mbetët si nje nga vendet të cilat mund të sjellë telashe për vendet anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button