Bale do të mungojë tre javë

Garet Bale ka bërë dje ekzaminimet mjekësore, nga të cilat ka rezultuar se ka një tërheqje muskulore dhe se duhet të qëndrojë jashtë fushave për tri javë, në mënyrë që të mund të jetë i gatshëm për “El Clasicon” e La Ligas me Barcelonën.

Në fakt, ish ylli i Tottenham ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar deri tani dhe drejtuesit e klubit madrilen po shqetësohen se mos përsëritet i njëjti rast me Jonathan Woodgate, i cili nuk luajti thuajse fare për shkak të problemeve të shpeshta me dëmtimet.

Pavarësisht se u pagua një shifër rekord për Gareth Bale, ai ende nuk ka treguar se vlen aq, ndryshe nga starti që pati Cristiano Ronaldo kur u transferua në Madrid.

Lajme të ngjashme

Back to top button