Natë e begatshme për mysafirët

Karakteristikë e xhiros së sotme të Ligës së kampionëve është dominimi i mysafirëve. Në katër ndeshja kanë fituar ekipet mysafire. Schalke 04 fitoi në udhëtim nga Basel, Chelsea ndaj Steaua së Bukureshtit, Atletico Madrid mposhti si mysafir Porton dhe Barcelona fitoi kundër Celtic.

Poashtu, kanë rënë në sy fitoret më lehtë se sa është pritur të Arsenalit kundër Napolit dhe Dortmundit ndaj Marseille, me rezultate 2:0, përkatësisht 3:0.

Dueli Arsenal – Napoli duhej të jetë derbi që do të sjellë të panjohura në këtë ballafaqim, po nuk ka ndodhur kështu në fushë, pasi londinezët kanë dominuar me “magjistarin” Mesut Ozil, i cili ishte ideatori i tre pikëve të reja të Arsenalit.

Festën për ‘topçinjtë’ e filloi pikërisht Ozil, i cili arriti ta konkretizon një aksion mjaft mirë të organizuar në minutën e tetë të ndeshjes. Ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për të besuarit e trajnerit, Arsene Wenger. Kësaj radhe realizoi sulmuesi francez, Olivier Giroud, i cili njëkohësisht vulosi rezultatin përfundimtar, 2:0 për “Gunners”.

Rezultatet e ndeshjeve të xhiros së sotme sipas grupeve:
Grupi E
Basel  – Schalke 04           0:1
Steaua Bucuresti – Chelsea 0:4
Grupi F 
Arsenal – SSC Napoli 2:0
 Borussia Dortmund – Marseille 3:0
Grupi G 
Zenit Petersburg – Austria Wien 0:0
FC Porto – Atletico Madrid 1:2
Grupi H 
Ajax – AC Milan 1:1
Celtic – Barcelona 0:1

   

Lajme të ngjashme

Back to top button