Arsenali me Ozil ‘djeg’ Napolin

Mesut Ozil ka shkëlqyer në fitoren solide të Arsenalit kundër Napolit me rezultat 2-0, në Emirates Stadium.

Ndeshja filloi shumë mirë për vendasit. Pas një aksioni të mirë në krahun e djathtë, Giroud pason deri te Aaron Ramsey i cili për mrekulli vazhdon topin te Mesut Ozil, i cili me një mjeshtëri të madhe godet me të majtën e tij, për ta dërguar topin 8?, aty ku nuk kishte gjasa Pepe Reina.

Në minutën e 15? Mesut Ozil futet për mrekulli në zonën e Napolit dhe me të majtën e tij, në mënyrë milimetrike pason deri te Olivier Giroud i cili shënon për epërsinë e dyfishtë të Arsenalit.

Ndeshja më pas u stabilizua shumë dhe deri në fund të takimit nuk kemi parë ndonjë gol tjetër, pavarësisht që dy skuadrat kishin raste të mira, sidomos ajo e Arsenalit.

Me këtë fitore, Arsenali gjindet në krye të Grupit F me plotë 6 pikë nga dy ndeshje, teksa Napoli ka 3 pikë aq sa ka edhe Dortmundi.

Lajme të ngjashme

Back to top button