Rikthehet Chelsea i vjetër, Schalke nuk ndalet

Chelsea ka shënuar një fitore bindëse si mysafir i Steauas me rezultat 4-0, teksa Shalkes i ka mjaftuar një gol për të marrë një pikë në Zvicër, në ndeshjen kundër Baselit.

Në minutën e 20? Ramires shënon për të kaluar Blutë në epërsi, pas një asistimi nga Samuel Eto’o. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Georgievski shënon një autogol për t’i dhënë qetësinë Chelseat në pushim të pjesës së parë.

Në minutën e 55? Ramires shnëon golin e tij të dytë në këtë takim dhe të tretin për Chelsean. Në minutën e fundit të takimit, Frank Lampard shënon golin e katërt për Chelsean sa për të forcuar golaverazhin e skuadrës.

Me këtë fitore, Blutë kanë 3 pikë nga dy ndeshje në Grupin E, teksa Steaua nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë.

Schalke në anën tjetër ka shënuar fitore minimale kundër Baselit falë golit të shënuar nga Julian Draxler në minutën e 54?. Me këto tre pikë, gjermanët kanë gjashtë pikë nga dy ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button