Balotelli mban gjall Milanin, fiton Barcelona

Milani ka arritur të marrë një pikë në Holandë në ndeshjen dramatike të zhvilluar kundër Ajaxit, ku dy golat e takimit erdhën në minutat e fundit, teksa Barcelona ka shënuar fitore minimale kundër Celticut në Skoci.

Gjatë tërë ndeshjes ishte Ajaxi që e dominoi ndeshjen, por edhe Milani kishte raste të mira për shënim, ku vlen të përmendet shtylla e Mario Balotellit.

Në fund të takimit, Densëil arriti të shënojë për të ndezur stadiumin e vendasve. Sidoqoftë, ky gëzim nuk zgjati shumë pasi në minutën e fundit të takimit, Mario Balotelli arriti të barazojë rezultatin me anë të penaltisë.

Me këtë barazim, Milani ka një pikë teksa Ajaxi mbetet ka një pikë.

Barcelona në anën tjetër ks ëhnuar fitore minimale kundër Celticut falë golit të shënuar nga Cesc Fabregas në minutën e 76?. Barcelona gjindet në krye të grupit me gjashtë pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button