Uefa mendon për turne të ri

Dëshira për të krijuar risi po detyron UEFA-n të mendojë organizimin e një turneu të ri futbollistik. Organi qeverisës i futbollit evropian po mendon për të zëvendësuar Superkupën Evropiane me një kompeticion që do të diskutohej mes katër skuadrave, raporton Klan.

Turneu do të përbëhet me një format të ngjashëm me atë të Superkupës së Spanjës. Skuadrat e ftuara do të ishin fituesit e Champions League, Europa League dhe Conference League, ndërsa e ftuar do të jetë një ekip nga kampionati amerikan i futbollit, MLS.

Sipas asaj që raporton “AS”, ky projekt do të ishte një turne veror dhe ka potencial që ndeshjet të luhen larg kontinentit evropian, pasi UEFA shpreson te arritja e një audience të re. Shtetet Arabe mund të jetë kandidat potencial për të fituar garën për organizimin e saj. Ndërkaq, ideja e një ekipi të MLS lexohet qartë si një lëvizje për të rritur sa më shumë financat, pasi pavarësisht forcimit në vitet e fundit, shihet si e vështirë për të triumfuar përballë skuadrave europiane. Gjithçka do të diskutohet dhe vendoset në takimet e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku do të përcaktohet edhe emri i kompeticionit dhe logo e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button