Pique tallet me Realin

Edhe pse tashmë El Clasico në fushën e lojës është konsumuar por deklaratat në distancë vazhdojnë të fryjnë edhe më shumë rivalitetin mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Kësaj radhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique thumbon rivalët e përjetshëm.

“E imagjinoni dot se çfarë do të kishte ndodhur këtu sikur të kishim fituar vetëm një kampionat dhe një Kupë gjatë 5 viteve të fundit?”.

Mbrojtësi katalanas kërkon konfrontim me kundërshtarët dhe këtë e bën nga luksi që i dhuron Barcelonës vendi i parë në klasifikim.

“Këtë sezon po pësojmë më pak gola dhe kjo është një arritje e madhe për ne. Tashmë duhet të mendojmë për sfidën e Champions League kundër Milanit. Duhet të jemi shumë praktikë në fushën e lojës”, tha mbrojtësi i Barcelonës, Pique.

Lajme të ngjashme

Back to top button