Mitreva: Gruevski publikisht të prononcohet për çështjen e emrit

Qeveria e Maqedonisë të mos lexojë vetëm Raportin e Bashkimit Europian por të njohë rekomandimet që vijnë nga ky raport.

Kështu deklaroi ish ministrja e punëve të Jashtme nga radhët e LSDM-së Ilinka Mitreva, duke shtuar se në raport ka vlerësime pozitive por edhe kritika negative për disa kritere politike.

“Maqedonia dhe opinioni duhet të dinë që deri në Samitin e Bashkimit Europian në dhjetor, janë edhe dy muaj. Në kët periudhë të ngushtë duhet patjetër të arrihet progres” ka thënë Mitreva.

Sa i përket çështjes së emrit Mitreva tha se është joserioze që dy partnerët e koalicionit të kenë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket kësaj çështje.

Ajo tha se Gruevski njëherë e përgjithmonë të del para opinionit publik dhe të tregojë se si shkojnë punët në procesin e bisedimeve me fqiun tonë jugorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button