Vardari kampion i Maqedonisë në futboll
Ka përfunduar sezoni 2014/15 edhe në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, ku në javën e fundit nuk pritej asnjë ndryshim. Ekipi i Vardarit, e ka fituar titullin e tetë kampion , ndërsa Rabotniçki, e ka përfunduar sezonin si nënkampion edhe .
Shkëndija e tetovës edhe pse me shumë përforcime dhe llogaritej si konkurrent kryesor për titull, ka përfunduar e treta. Renova në heshtje pa shumë zhurmi ishte shumë ekip solide dhe arriti që të fitojë pozitë që i dha mundësinë të luajë sivjet në Evropa Ligë.
Ky sezon futbollistik do të përfundojë me ndeshjet e javës së 33 kur në program janë ndeshjet e “play out-it” dhe me eliminatoret për plotësimin e elitës së futbollit vendor.
Rezultatet e javës së 32-të:
Renova – Rabotniçki 3:3
Shkëndija – Metalurgu 2:1
Sileksi – Vardari 2:2
Pelisteri – Teteksi 2:2
Horizonti – Bregallnica 0:1