Edhe Cavaliers një hap larg finales
Cleveland Cavaliers fitoi dhe ndeshjen e tretë finale të Konferencës së Lindjes ndaj Atlanta Hawks duke qenë tashmë një hap larg finales së madhe të NBA.
37 pikët e James ndihmuan Cavs të fitonin 114-111 ndaj Haëks pas një ndeshje spektakolare, me yllin e Cleveland, që për të tretë ndeshje radhazi shënoi mbi 30 pikë.
Ndeshja në fakt nuk nisi mirë as për Cavaliers dhe as James, që gaboi në mënyrë të pabesueshme 10 gjuajtjet e tij të para në kosh, me Atlantën që u shkëput në 24-21. Al Horford në fillimin e pjesës së dytë coi rezultatin në 38-30 për Atlantën, por Dellanova, që e mbylli takimin me 18 pikë në total, realizoi një 3 pikësh duke afruar Cavs deri në 48-47.
Ndeshja ishte tejet e ekuilibruar dhe Atlanta bëri rezistencë deri në momentin kur James nisi shfaqjen e tij personale duke cuar në 84-78 epërsinë e Cleveland.
Atlanta që kërkonte të hapte serinë 1 minutë e 38 sekonda para fundit mori kryesimin 104-101 falë goditjeve të saktë të Jeff Teague, që e mbylli takimin me 30 pikë, por dy goditje të sakta për 3 të James, bënë që 12.8 sekonda para fundit Cleveland të kryesonte 114-111. Deri në sirenën e fundit nuk ndodhi më asgjë, me Cleveland që kryeson tashmë 3-0, duke qenë një fitore larg finales së madhe të NBA.