Javë e rëndësishme për Gostivarin

Futbolli në Maqedoni po futet në fazën e fundit, ku në të dy kategoritë, deri në fund kanë mbetur edhe tri javë për tu zhvilluar, kështu që të gjitha ndeshjet do të luhen në kohën e njëjtë, duke filluar në orën 16:30 minuta.

Duke filluar nga kjo fundjavë, është e mundur që të mësojmë emrat e ekipeve që do të japin zgjidhjen përfundimtare në të dy kategoritë. Vardari do të mundohet në Kumanovë si mysafire e Shkëndijës ta zyrtarizon titullin kampion, ndërsa në Resnjë, në kuadër të Ligës së Dytë, Mlladost Carev Dvor në duel të drejtpërdrejtë me Gostivarin do të kërkojnë pozitën e dytë që u jep mundësinë direkt të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Parë. Ndeshje me shumë rëndësi do të jetë edhe dueli për play-out që e luajnë Pelisteri dhe Bregallnica.

Dyshet e xhiros së 30-të të Ligës së Parë (e diel, 16:30):
Shkëndija – Vardari, Renova – Sileksi, Rabotniçki – Metalurgu, H.Turnova – Teteksi, Pelisteri – Bregallnica

Dyshet e xhiros së 25-të Ligës së Dytë (e shtunë, ora 16:30):
Vëllazërimi – Drita, Shkupi – Makedonija Gj.P., Mlladost CD – Gostivari, Skopje – Napredoku, Euromilk – Kozhufi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button