Në 12 aksidente në Shkup, tre të lënduar

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 12 aksidente rrugore.

Prej tyre, nëntë janë me pasoja dëme materiale dhe tre janë me pasoja lëndime trupore ku me lëndime të lehta trupore ka pësuar një shofer i automjetit të ngarkuar, një këmbësor dhe një biçiklist.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 17 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vijave për këmbësorë, 10 shoferë kanë drejtuar automjetin pas skadimit të vlefshmërisë së lejes së komunikacionit ose pa patentë për shofer, si dhe tre shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 40 automjete të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button