Simeone barazon Guardiolën

Diego Simeone 7 ndeshje me radhë është i pamposhtur ndaj Real Madridit. Ky përbën rekordin e radhës për të, të cilin do ta ndajë me të madhin Pep Guardiola.

Barazimi 0-0 ishte ndeshja e shtatë për Simeonen që nuk din për humbje. Këtë ecuri e kishte edhe Guardiola kur nga fillimi i vitit 2011 e deri në fillim të vitit 2012 kishte 7 ndeshje pa humbje me Realin, 5 fitore dhe 2 barazime. Këtë ecuri të njëjtë e ka edhe Diego Simeone.

Nëse Simeone arrin që edhe në ndeshjen tjetër të jetë i pamposhtur me Realin, atëherë ai do të jetë trajneri që do e mbajë i vetëm rekordin si trajneri që 8 herë radhazi ia ka dalur te jetë i pamposhtur ndaj Real Madridit.

Lajme të ngjashme

Back to top button