Daçiç: Thaçi s’ka nevojë të vijë në Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka komentuar lajmin e medieve në Kosovë se, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë Beogradin më 24 prill.

Ai ka thënë se, për vizitën, të cilën e organizon një organizatë jo qeveritare “Ambasadorët e Paqes”, ka mësuar nga mediat, dhe se qeveria e Serbisë në lidhje me këtë organizim nuk është konsultuar.

Për këtë ai shprehet se Thaçi nuk ka nevojë të vijë në takimin.

“Mendoj se nuk ka nevojë për të ardhur. Ne kemi bërë shumë hapa në normalizimin e marrëdhënieve tona në një mënyrë që është rënë dakord reciprokisht mbi to. Për këtë nuk është rënë dakord reciprokisht. Ky është një organizim i një anshëm i qarqeve të caktuara joqeveritare”, ka thënë ministri i Jashtëm serb.

Daçiç ka shtuar se në “çështje të tilla serioze nuk mund të zbatohen pa autoritetet shtetërore”.

Lajme të ngjashme

Back to top button