Tuna thyen rekorde dhe mbush xhepat

Këngëtarja Altuna Sejdiu –Tuna, padyshim këtë sezon ka qenë këngëtarja më e kërkuar e këtij sezoni. E krahas kërkesave dhe angazhimeve Tuna nuk është ndarë keq edhe me përfitime materiale.

Duke u nisur nga një listë me data të koncerteve që Tuna e ka postuar ditë më parë në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, është mundur të shikohet se këngëtarja shkupjane nuk ka pasur asnjë ditë të lirë, bile ka pasur ditë që Tuna ka performuar në dy vende të ndryshme brena ditës.

Ndërkaq sipas burimeve të gazetës këngëtarja për një natë merr 2.500 euro e nëse këto i shumëzojmë me dy muaj atëherë del që këngëtarja ka fituar më shumë se 160 mijë euro, duke mos e harruar edhe netët e angazhuara të muajit qershor që Tuna nuk i ka postuar.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button