Shqiptari do të udhëheq basketbollin e Turqisë?

Trajneri me prejardhje shqiptare, Oktay Mahmudi mund të pasojë në postin e kryetrajnerit të përfaqësueses së Turqisë në basketboll, Bogdan Tanjeviqin.

Pas fiaskos së pësuar në kampionatin evropian të basketbollit për meshkuj, i cili po zhvillohet në Slloveni, përfaqësuesja e Turqisë si duket do të riformohet që nga thelbi i skuadrës. Kështu së paku raportojnë mediat turke, të cilat iu referohen burimeve të veta brenda federatës turke të basketbollit.

Sipas mediave turke, shkruan “Arena”, pas shkarkimit të trajnerit të reprezentacionit, serbit Bogdan Tanjeviq, i cili po fajësohet kryekëput për dështimin në Eurobasket, turqit janë duke kërkuar pasardhësin e tij.

Megjithëse, i preferuari i federatës turke është trajneri aktual i klubit basketbollistik Galatasaray, Engin Ataman, duket se kjo do të mbetet vetëm dëshirë, pasi që presidenti i këtij klubi, Unal Aysal, preras ka deklaruar se strategu i tyre nuk ka gjasa të marrë postin e përzgjedhësit të kombëtares.

Lajme të ngjashme

Back to top button