Kryeministri Gruevski për vizitë zyrtare në Kroaci

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Gruevski, do të ketë takim tet-a-tet me homologun e tij, kryeministrin Zoran Millanoviq, pas çka do të pasojnë bisedimet zyrtare – takim plenar të delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë.

Sipas programit, pasdite kryeministri Gruevski do të ketë takime me presidentin kroat, Ivo Josipoviq dhe me kryetarin e Parlamentit kroat, Jospi Leko.
Është paraparë edhe takim me përfaqësuesit e Komunitetit të maqedonasve në Republikën e Kroacisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button