Bogdani: Edi Rama duhet tu kërkojë falje kosovarëve për Goran Bregoviqin

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani doli para medias duke i kujtuar kryeministrit të dekretuar Edi Rama se sot është në vendin e duhur, pavarësisht se shumë vonë, për të kërkuar ndjesë për aktin e tij publik dhe politik, kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

“Përpara se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të, një shpikje e çuditshme e z. Rama kjo, ai duhet të kërkojë falje për nderimin, që i ka bërë Goran Bregoviçit, një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar”, u shpreh Bogdani.

Nga mosnjohja, vijoi ai, nga padija, apo nga bindjet e tij të mëparshme, z. Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe genocidit në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, shkruan shekulli.

 “Ai thotë se vizioni i tij ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën, deri në momentin që vetë Rama të distancohet”, insistoi Bogdani.

Lajme të ngjashme

Back to top button