LSDM: Gruevski të tregojë se kush përfiton nga kriza me Kosovën

LSDM apelon për zgjidhje urgjente të krizës me Kosovën, e cila e ka goditur fortë ekonominë e Maqedonisë, thonë nga partia më e madhe opozitare.

“Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që urgjentisht ta tërhiq embargon ndaj prodhimeve të Maqedonisë. Kërkojmë që kryeministri, Nikolla Gruevski, menjëherë ta anulojë vendimin për pagesa shtesë për qytetarët e Kosovës. Nga kriza, afaristët e Maqedonisë humbin të paktën gjysmë milion euro në ditë. Nga kjo krizë më së shumti janë prekur fermerët dhe transportuesit. Pyesim kryeministrin Gruevski, cili përfiton nga kriza tregtare me Kosovën? Pse Gruevski nuk është munduar që të negociojë për importin e miellit me qeverinë e Kosovës, siç e bëri këtë me muaj të plota me qeverinë e Serbisë? A e din Gruevski se në kohën e embargos ndodhë trafiku më i madh në të zezë të cigareve, alkoolit dhe drurit? Pyjet e Maqedonisë e shkatërrojnë në mënyrë të pamëshirshme mafian e drurit.

Që të jetë paradoksi edhe më i madh, sot Gruevski ka diskutuar me komunitetet e biznesit për temën e ekologjisë!

Kur kryeministri do të ketë guxim që të diskutojë për kolapsin ekonomik që është duke i ndodhur Republikës së Maqedonisë”, pyesin nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button