Bejta ia tregoi problemet e Gostivarit zv/ministres Tomovska

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta priti sot në një takim pune zëvendësministren e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Marta Arsovska-Tomovska. 

“E informova zëvendësministren mbi problemet të cilat i kanë pasur shkollat me kompjuterët të cilët gjatë periudhës së kaluar nuk janë përdorur apo janë keqpërdorur. Drejtorët e rij, kompjuterët që ishin shkatërruar ose ishin mbledhur në një klasë si teknikë e pavlefshme, tash janë vënë në shërbim të nxënësve nëpër të gjitha shkollat, veçanërisht tek shkolla e mesme e gjimnazit dhe ekonomikja me qëllim që këto kompjuterë të vihen në shërbim të nxënësve për nevojat e tyre duke akumuluar kështu sa më shumë njohuri. 

Pos asaj, biseduam edhe për legalizimin e objekteve. Në procedurë për t’u legalizuar janë 8000 objekte. Deri më tani janë legalizuar mbi 2000, ndërsa vetëm gjatë periudhës së qeverisjes tonë 4 mujore ne kemi arritur të legalizojmë mbi 200 objekte të këtilla. Të gjithë qytetarët që kanë parashtruar kërkesa janë informuar me shkrim dhe nëpërmjet telefonit që ata ta shfrytëzojnë ligjin për legalizim edhe përgjatë periudhës 1 vjeçare që e kanë në dispozicion”, tha kryetari Nevzat Bejta. 

Ndërkohë, zëvendësministrja Arsovska-Tomovska, tha se ideja e këtyre vizitave është që në nga niveli qendror të përcjellim se kush janëprojektet e reja të cilat po punohen në nivel qendror e që janë në kuadër të kompetencave të ministrisë sonë, dhe të njoftohemi nga ana e kryetarëve të komunave se çka ndodh nëpër Komuna. 

“Bëhet fjalë për dy ligje edhe atë: ligji për mbikëqyrje inspektorate dhe ligji për formimin e komisionit shtetëror, për zgjidhje të shkallës së dytë për shkelje përmbikëqyrje inspektorate, të cilat e kanë kaluar procedurën qeveritare dhe do të vijojnë nëprocedurë parlamentare. Këto ligje kanë për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve inspektive me qëllim të implementimit të drejtë të ligjeve që do të jenë në procedurë. Pra qëllimi nuk është vetëm që të sjellën ligjet por edhe të implementohen në mënyrë tëdenjë. 

Ne folëm edhe për servisin e fundit që ka të bëjë me marrjen e lejeve nëpërmjet formës elektronike. Kryetari më njoftoj se leja e parë e kësaj formë do të jepet gjatë javës që vjen, dhe ne e përshëndesim këtë gjest që flet për një funksionim efikas të institucioneve”, tha zëvendësministrja Arsovska-Tomovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button