Kupa e Maqedonisë nisë me 15 duele

E mërkura dhe e enjtja do të sjellin futboll edhe në Maqedoni dhe jo vetëm në arenën ndërkombëtare ku luhen ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Liga Evropës. 

Në Maqedoni do të luhen ndeshjet kualifikuese të 1/16-tës së Kupës së Maqedonisë, ndërsa pa dyshim se nga 15 takimet, ka dhe duele shumë atraktive të cilët do të sjellin dhe futboll interesant. 

Ekipi debutues në Ligën e Dytë, Zajazi do të ketë një ndeshje tepër të vështirë ndaj kampionit aktual Vardarit të Shkupit, kur në Kërçovë luan ndeshjen e parë. anëtari tjetër i Ligës së Dytë, Shkupi në Çair përballet me Metalurgun, skuadër kjo gjithashtu ndër më të mirat në Ligën e Parë dhe gjithmonë pretendent për plasman të lartë. Renova do të udhëtojë për në Prilep ku do të përballet me 11 Oktomvrin, ndërsa Drita është mysafire e Brecit në Veles. Finalisti i fundit i Kupës së Maqedonisë, Shkëndija të enjten do të jetë mysafir i skuadrës së Rabotnikut nga Lozova.

Por të parët që janë kualifikuar në rundin e radhës, janë futbollistët e Teteksit, të cilët edhe mbrojnë trofeun e Kupës së Maqedonisë. Teteksi ka marrë kualifikimin falë mos paraqitjes në gara të kundërshtarëve të Albarsa, skuadër kjo e cila sivjet nuk do të garojë në asnjë nivel të garave futbollistike. 

Kupa e Maqedonisë – 1/16 e finales
E mërkurë:
Zajazi – Vardari
Lokomotiva – Napredoku
Babi – Gostivari
Karaormani – Pelisteri
Bellasica – Horizonti
11 Oktomvri – Renova
Mogilla – Sileksi
Novaci – Euromilku
Shkupi – Metalurgu
Miravci – Rrufeja
Boreci – Drita
Luboteni – Makedonija

Të enjten:
Rabotnik – Shkëndija
Sateska – Bregallnica
Karbinci – Rabotniçki

Lajme të ngjashme

Back to top button