Zeqiri nga NBA Çair, synon NBA amerikane

Viteve të fundit në Maqedoni edhe sporti i basketbollit ka filluar të shkruaj historinë, ndërsa kjo po ndodhë falë një gjenerate të artë të basketbollistëve të rinj, e të cilët janë nën ombrellën e skuadrës NBA Çair.

Në mesin e shumë basketbollistëve të rinj që po lënë nam në ligën e Maqedonisë, është dhe talenti shqiptar, Jetmir Zeqiri, në për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të jetë edhe basketbollisti që ka lënë me sy qelë edhe trajnerët e reprezentacionit të Maqedonisë.

Jetmir është i lindur 17 vjet më parë në Ebesrberg të Gjermanisë, po babi i ti Naseri kishte vendosur që të largohet nga toka e ftohtë e kurbetit, për tu kthyer në vendlindje. Në Momentin kur ai kishte ardhur të jetojë në Shkup, si çdo i ri kishte vrapuar pas futbollit, por pikërisht trajneri i tij i tanishëm Enver Miftari kishte hetuar se te ky djalosh ka më shumë se talent për basketboll.

Filloi që të stërvitet në palestër dhe të dëgjoj të goditurat e basketit në parket, ndërsa edhe familja i dhanë përkrahje të plotë në zgjedhjen që kishte bërë ky talent. Gjithçka me fillimin e karrierës së tij basketbollistike mban si fillim vitin 2010, e që për vetëm dy vite sa kishin kaluar që ai po merrej me këtë sport, bëri që Jetmiri të dëshmoj se jo rastësisht ishte zgjedhur si talent nga trajneri Miftari.

Dhe shumë shpejt filloi të vjen dhe rezultati, pas dy viteve që po luante me skuadrën, Jetmiri dhe NBA Çair sollën dhe frytin e dëshiruar, duke u shpallur kampion të Maqedonisë për gjeneratat U-18, ndërsa Jetmiri në këto vite është paraqitur si 15 dhe 16 vjeçar. 
Për të arritur rezultate të këtilla padyshim se duhet shumë punë dhe mund, ndërsa Jetmiri ndodhë që në ditë të ketë prej 3 deri në 5 stërvitje. Por kontribut të madh në formimin e karrierës së tij ka pasur edhe basketbollisti i njohur shqiptar, Muhamed Thaçi, me të cilin Jetmiri ka stërvitur edhe individualisht.

Sivjet Jetmiri arrin dhe të shpërblehet edhe nga reprezentacioni i Maqedonisë, për lojën e treguar gjatë këtyre katër viteve të fundit, duke qenë dhe shqiptari i vetëm që mori pjesë në Kampionatin Evropian për moshat U-18 të B-Divizionit. Kampionati është mbajtur në Strumicë, ndërsa Maqedonia përfundon në pozitën e katërt.

Jetmiri është një basketbollistët kyq të ekipit të tij, statistikat flasin se ai është shumë i vyeshëm dhe se shpesh herë është dhe bartës i lojës. Ai gjatë sezonit ka arritur që të ketë 
20 pikë, 10 kërcime, 2 bllokime dhe 2/3 asistime për ndeshje. 

Shumë trajner dhe njohës të basketbollit parashohin që Jetmiri do të ketë një karrierë të mirë basketbollistike, ndërsa edhe vet Jetmiri shpreson në një gjë të tillë. “Së pari do të falënderoj Allahun për dhuntinë që më ka dhënë dhe shëndetin që më ruan. Pastaj falënderimet adresohen për familjen dhe trajnerët e mi që më dhanë mbështetje të pa rezervë në punë. Shpresoj se do të vazhdoj të jap edhe më shumë, tani kur gjithçka ka filluar të marrë të mbarën, shpresoj që me kohën të arrijë në majat e basketbollit, që është dhe synim i secilit sportist, të luajë në NBA ligën më të fortë të SHBA-s”, ka thënë Jetmir Zeqiri. 
“Do të doja një falënderim të veçantë për trajnerët e klubit NBA-Çair Enver Miftarin dhe profesor Fadil Nikën si dhe për bashkëlojtarët e mi të cilët janë shumë të mirë, pa i pa ta nuk do të as unë i mirë, sepse basketbolli është lojë kolektive”, ka përfunduar Zeqiri

Shkupjani 17 vjeçar tani ka arritur gjatësinë në 2 metra dhe është basketbollist që nuk ka kontratë profesionale, por klubet të ndryshme kanë parë talentin e tij dhe janë duke vështruar ecurinë e karrierës, ndërsa Jetmiri thotë se për momentin nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të qëndrojë me NBA Çair apo do të luajë në ndonjë skuadër tjetër. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button