Nexhipi zyrtarizoi kontratën me Shkëndijën

Sot në konferencë shtypi kryesia e klubit të Shkëndijës ka prezantuar dhe përforcimin e  tyre më të ri, me Nderim Nexhipin, i cili për tri vitet e ardhshme do të jetë pjesë e projektit të ri të Shkëndijës. 

Kryesia ka bërë me dije se ka qenë nderë që të zhvillohen bisedime me një nga futbollistët më të mirë të Maqedonisë, i cili me një përvojë të madhe ndërkombëtare ka arritur që të dëshmojë se jo rastësisht ishte i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha.

Edhe vet futbollisti Nderim Nexhipi para gazetarëve ka thënë se ka mbetur i kënaqur nga ftesa që i është bërë që përsëri të kthehet te Shkëndija. “Kisha dashtë edhe unë t’ju falënderoj për interesin që tregut që unë të kthehem në Maqedoni. Ky projekt që po planifikohet në klub mendoj është një dëshmi se klubi ka ambicie të mëdha dhe jam shumë i kënaqur që do të jem pjesë e këtij projekti”, ka thënë Nexhipi.

Nga kryesia kanë potencuar se kalimi i Nderim Nexhipit në Shkëndijë është bërë me vullnetin e madh që kishte vet futbollisti, me çka edhe nga vet kryesia i kanë falënderuar publikisht Nderimit i cili u larguar nga Vaslui, për të qenë pjesë e projektit të madh të Shkëndijës. Nga e hëna kryesia e klubit do të bëjë dhe kërkesën e transferimit të dokumentacionit të UEFA, ndërsa ndeshja e parë kur pritet që të paraqitet Nexhipi, është për afërsisht pas 10 ditëve.

Nderim Nexhipi është një nga shumë futbollistët që ka nënshkruar me ekipin kuqezi, projekt ky i klubit tetovar që planifikon Shkëndijën ta ngritë në një nga klubet më të mëdha në rajon, duke u bërë konkurrent edhe në garat evropiane. Nga kryesia kanë thënë se Nexhipi është futbollisti i fundit i cili vjen si përforcim në klub, por duke lënë hapësirë që në të ardhmën të vështrohen dhe futbollistë të tjerë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button