Papa apelon: Të ndalet dhuna në Egjipt

Vatikani shprehu sot shqetësim në rritje për situatën tepër të rënduar dhe gjakderdhjen e vazhdueshme në Egjipt.

“Papa Françesku vazhdon ta ndjekë me shumë shqetësim situatën e krijuar në Egjipt, po ashtu njoftimet e rënda për humbjet e jetëve njerëzore që mbërrijnë nga toka egjiptiane. Ai vazhdon të lutet dhe të bëjë thirrje për dhënien fund të dhunës dhe vrasjeve”, thuhej në një deklaratë të bërë nga Vatikani.

“Palët duhet t`i zgjidhin përmes dialogut dhe pajtimit të gjitha vështirësitë me të cilat po përballen” theksohej në deklaratën e publikuar nga shtypi i Selisë së Shenjtë në Vatikan ./Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button