Rrezik për udhëtime në Egjipt, agjencitë në Maqedoni anulojnë udhëtimet

Agjencitë turistike nga Maqedonia janë duke i anuluar të gjitha anrazhmanet e tyre turistike në Egjipt për shkak të krizës që është krijuar atje.

Edhe pse para disa javëve kishte filluar sezoni dhe turistët shkonin atje, tani më kjo nuk ndodh sepse është rrezik për qytetarët të verojnë në ata territore.

Tanja Stefanovska nga agjencia “Jeta Air” thotë për Portalb se i kanë anuluar të gjitha udhëtimet atje sepse ka rekomandime edhe nga Ministria e Jashtme (MPJ).

“Po nuk është vendi që i këshillojmë turistët tanë të shkojnë. Madje, apelohet që sa më shpejtë të kthehen dhe ata që për ndonjë arsye janë ende atje. I kemi anuluar të gjitha anrazhmanet” thotë ajo.

Nga MPJ gjithashtu tregojnë se në Egjipt asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmë nga ambasada e Maqedonisë në Kajro.

Kriza në Egjipt ka eskaluar ditëve të fundit duke u masakruar qindra protestues të cilët kanë dalë për ta mbështetur ish presidentin Morsi dhe janë kundër regjimit ushtarak. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button