Capello flet për favoritët e Ligës së Kampioneve

Real Madrid do ta fitoj sërish Ligën e Kampionëve. Kështu mendon selektori i Rusisë Fabio Capello. Ky i fundit, si favoritë në këtë garë i sheh edhe Bayern Munichun dhe Chelsean.

“Reali Madrit është favoriti numër njëpër ta fituar Ligën e Kampionëve, dhe më pas vjen Chelsea e Bayern Munchen”, ka deklaruar ish trajneri i Romës, Juventusit dhe Realit.

”Lojtarët e Realit do të shënojnë epokën e tyre. Kanë një mbrojtje të pakalueshme, një mesfushë fantastike dhe një sulm që shënon sikur të ishin duke bërë shëtitje në park”, ka theksuar Capello, i cili këtë mendon se më meritoi për këtë është Carlo Ancelotti.

“Ky ekip është i madh falë punës që ka bërë Ancelotti, i cili ka përdorur taktikën e duhur tek Reali. Më pëlqen mënyra se si u del në krah gjithmonë lojtarëve duke i mbrojtur nga presioni i jashtëm”, përfundoi ish selektori i Anglisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button