Davutoglu: Turqia nuk do të lejoj nga zonat kufitare nga jashtë të sillen trazira dhe dhunë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu bëri thirrje për përmbajtje nga konflikti i djeshëm në Cizre në juglindje të vendit dhe tha se me siguri që nuk do tu lejohet qarqeve të caktuara që në rajonin kufitar turk nga jashtë të sjellin trazira dhe dhunë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Davutoglu para se të udhëtonte për në Hatay në aeroportin e Konya iu drejtua gazetarëve dhe me këtë rast tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin turk të Punëve të Brendshme Efkan Ala dhe se autoritetet do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rendin dhe ligjin në të gjitha pjesët e vendit, veçanërisht ato kufitare. “Plotësisht jemi të vendosur në luftë kundër atyre që në Cizre përpiqen të sjellin vorbull zjarri nga Siria dhe Iraku. Sa herë që vëreheshin hapa pozitiv në procesin e zgjidhjes së çështjes kurde, vinte një provokim”, tha Kryeministri turk, duke shtuar se provokime të tilla sigurisht nuk mund të parandalojnë hapat që bëhen në këtë proces.

Duke vënë në dukje kompleksitetin e procesit, Davutoglu tha se banorët në lindje dhe juglindje të vendit kanë nevojë për paqe dhe zhvillimi ekonomik, të cilën me vrull është duke e bërë qeveria e Republikës së Turqisë.

Duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe mos inkuadrim në asnjë konflikt, Davutoglu tha se forcat e sigurisë janë të afta dhe se tashmë janë marrë masat e nevojshme, dhe e tërë çështja do të hetohet dhe sqarohet.

Dje në provincën e Sirnak disa orë pas mesnate ndodhi përplasja mes pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK, e cila është një degë e të rinjve të kësaj organizate të ashtuquajtur YDG-H dhe pjesëtarëve të HUDA-PAR, partisë konservatore pro-kurde që operon në juglindje të Turqisë. Sipas deklaratës së Zyrës së guvernatorit në Shirnak, konflikti ndodhi tre orë pas mesnate në lagjen Nur në Cizre. Pasi u dëgjuan të shtënat, në atë pjesë u dërguan forcat e sigurisë. Në këto përleshje të paktën humbën jetën tre persona.

Organizata terroriste PKK, në kuadër të zgjidhjes së “çështjes kurde” e ngritur nga qeveria turke nën udhëheqjen e kryeministri të atëhershëm Recep Tayyip Erdogan, në mas të madhe janë çarmatosur, ndërsa sulmet e saj janë ulur ndjeshëm në kuadër të negociatave direkte të qeverisë dhe udhëheqësit të PKK-së, Abdullah Oçalan, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

– Turqia mbështet Palestinën –

Duke kujtuar se dje në Konya u takua me udhëheqësin e Hamasit Halid Meshal, i cili më herët, të premten u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Davutoglu tha se Turqia mbështet përcaktimin e popullit palestinez.

“Biseduam disa çështje shumë të rëndësishme, përfshirë situatën në Jerusalem dhe kompleksin Al-Aksa . Palestinezët pavarësisht pikëpamjeve politike kanë një qëndrim të unifikuar, ne bazë të sajë edhe ne fuqishëm i mbështesim. Kjo nuk është vetëm qëndrim i qeverisë turke, por i të gjithë shtetit”, tha Davutoglu.

Kryeministri turk Davutoglu tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e zgjidhjes së problemeve në Palestinë, si dhe forcimin e unitetit kombëtar të palestinezëve dhe rindërtimin e shkatërrimeve në Rripin e Gazës.

Lajme të ngjashme

Back to top button