Super sfida e LK, Juve – Atletico

Sonte në Ligën e Kampioneve luhen ndeshjet e Grupeve A, B, C dhe D, ndërsa sot njëkohësisht është dhe xhiroja e fundit ku edhe do të mësojmë se kush janë skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin në rundin e ardhshëm të garave.

Tani është e sigurtë se Atletiko Madrid, Real Madrid, Borusia Dortmund, Bajer Leverkuze dhe Arsenal që kanë prerë biletën për më tutje, ndërsa vetëm tri sosh janë të lira.

Në Grupin A do të takohen Juventusi dhe Atletiko Madridi, ndërsa Olimpiakos e pret Malmon. Atletiko ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa Juventusi edhe me rezultat të barabartë do të ishte udhëtari i dyti i këtij grupi që do të kualifikohej në të tetën e finales, ndërsa me fitore plus dy gola epërsi do të ishte e para në grup.

Real Madridi është shumë i qetë në Grupin B, ka pesë fitore nga pesë ndeshje, ndërsa Baseli i “shqiptarëve” dhe Liverpuli do të luftojnë për pozitën e dytë. Liverpuli është nikoqire në përballjen me Baselin, e për anglezët opsion i vetëm është fitorja, ndërsa Baselit do ti mjaftonte edhe një barazim për të vazhduar më tej.
Ludogorteci bullgar ka shanse teorike për plasman në raundin tjetër, por ka nevojë që së pari ta fitojë Realin në Madrid, ekip e cila ka 18 fitore të një pas njëshme në të gjitha garat.

Monako dhe Zeniti do të luajnë një duel ballë parë ballë që vendos se kush do të jetë në pozitën e dytë të Grupit C, e ku Monakos i mjafton edhe barazimi, për të vazhduar në fazën tjetër të garave. Benfika në këtë grup është nikoqire e Bajer Leverkuzenit, ekipi nga Portugalia nuk ka shanse për të vazhduar në raundin tjetër, ndërsa Leverkuzeni tani më e ka siguruar kualifikimin.

Në Grupin D, gjithçka ka marrë fund, në xhiron e fund do të luhen ndeshje revyale, ku Borusia Dortmund dhe Arsenali janë ekipe që vazhdojnë garat tutje, ndërsa sonte takohen Gallatasaraj – Arsenal dhe Drtmundi me Anderlehtin e Hasit, të cilët do të duhet të kënaqen me vazhdimin e garave në Liga Evropë.
Të gjitha ndeshjet luhen me fillim në orën 20:45. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button