Aventura e 14-vjeçares shqiptare “arratiset” me të dashurin italian

Dy familje, një shqiptare dhe një italiane janë në ankth pasi fëmijët e tyre adoleshentë janë larguar prej 3 ditësh nga shtëpitë e tyre dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë. Shqiptarja Laura Gjinesha, 14 vjeç dhe italiani Alex Brighenti, 16 vjeç.

Prindërit e 14-vjeçares shqiptare kanë kryer denoncimin dhe policia italiane ka nisur operacionin për gjetjen e dy adoleshentëve. Gjithashtu dhe në rrjetet sociale ka nisur edhe një fushatë për të mbledhur sa më shumë informacion, por sipas asaj mediave italiane mes dy të rinjvë ka një romancë dashurie.

Sipas miqve të tyre ata kanë planifikuar gjithçka në WhatsApp. Policia tani ka mbetur në një rrugë pa krye pasi pas gjurmimit të telefonave, për herë të fundit në Bolonja, ato rezultojnë të fikur tashmë. Ka gjithashtu dëshmi se ata janë parë edhe në Padova./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button