Kupa e Mbretit: Reali vazhdon me fitore, Khedira humb vetëdijen (Video)

Madrilenët janë të pandalëshëm kudo që po garojnë, ata kanë regjistruar edhe fitoren e dytë në Kupën e Mbretit përballë Cornellas, por këtë radhë me rezultat edhe më të thellë prej 5-0.

Me një rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet prej 9-1, Reali i Madridit kualifikohet për në raundin e radhës në Kupën e Mbretit.

Reali nuk luajti me njëmbëdhjetëshen më të mirë ngase nuk ishte nevoja, por edhe me ata lojtar arriti ta mposht Cornellan me rezultat 5-0.

Dy gola nga Rodriguez, nga një i Isco e Jese dhe një autogol u shënuan në këtë sfidë për Realin e Madridit.

Në minutën e 50′ mesfushori i rikthyer nga lëndimi Sami Khedira pësoi një aksident, duke rënë në fushë pa ndjenja. Megjithatë, sipas raportimeve për gjermanin nuk është asgjë serioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button