Rovena Stefa gati një super këngë me reperin Toni

Një tjetër super hit nga këngëtarja Rovena Stefa sapo është realizuar në duet. Fjala është për këngën shumë të njohur ‘Vetë më the të dua’ që Rovena në bashkëpunim me reperin që premton shumë Toni, e kanë sjellë në një version shumë ritmik për tu dëgjuar shumë dhe nëpër disko, transmeton Kosovarja.

Kënga është përpunuar nga Hekuran Krasniqi, studio e të cilit tani po bashkëpunon shumë me ‘Te Rovi’ për këngë dhe video të reja. Një këngë shumë e njohur e sjellë në një tjetër version pa diskutim do të jetë një nga hitet e këtij fundviti, por mësojmë se shumë shpejt do të vijë edhe në një videoklip.

Lajme të ngjashme

Back to top button